Futboll

Europiani U-21/ Mungesa e teknologjisë penalizon rëndë Italinë, plasin polemikat

Gazeta Si – Në Rumani ka nisur Europiani U-21 dhe që në fillim kanë plasur polemikat, për shkak të gabimeve të rënda nga arbitrat në ndeshjen Francë-Itali. Francezët fituan 2-1, por arbitri holandez Lindhout dhe asistentët e tij bënë shumë gabime, që kulmuan me një gol të shënuar nga italianët, por që nuk u quajt.

Zemërim dhe shpërthim në kampin italian. Arbitrimi ishte mjaft i dobët, ndërsa UEFA është fajësuar për faktin se nuk po përdor teknologjinë në një event kaq të rëndësishëm.

Momenti kur topi kalon vijen fatale. Gazeta Si, 23 qershor 2023

Graciano Çezari, ish-arbitër dhe tani specialist gjykimi, për gabimet në ndeshjen në fjalë, është shprehur: “Gabime të papranueshme, të paimagjinueshme. Janë shumë gabime nga treshja holandeze në Francë-Itali. Mungon një penallti ‘solare’, një faull në rastin e golit të dytë të Francës dhe një gol fantazmë, pak fantazmë, i padhënë.

Janë të gjitha gabime të rënda që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat. Një zgjedhje e çmendur, absurde nga UEFA për të mos përdorur VAR-in dhe ‘line technology’ në këtë event", - ka thënë Çezari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë