Analize

Europianët votojnë për fatin e tyre dhe tonin!

Fytyra të njohura e të panjohura po garojnë për të përfaqësuar vendet anëtare të Bashkimit Europian, ndërkohë që europianët po shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur midis dy vizioneve të kundërta për të ardhmen e Europës.

Ndërkohë që europianët do të zgjedhin “llojin” e BE që duan të shohin në pesë vitet e ardhshme, pyetja e madhe në Bruksel është se kush do të vendoset në krye të Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe Parlamentit.

Ata do ta drejtojnë unionin në një periudhë të trazuar, të sfiduar nga një luftë tregtare që mund të përkeqësohet, mundësia reale e daljes së Britanisë së Madhe pa marrëveshje dhe rreziku i populistëve. Përbërja e parlamentit të ri do të detyrojë të majtët, të djathtët, liberalët, populistët dhe socialdemokratët që të punojnë nën të njëjtën “çati”.

Që nga viti 2014, në Parlamentin Europian prej 750 vendesh janë ulur tetë grupe të ndryshme deputetësh. Më i madhi është koalicioni i madh i Partisë Popullore Evropiane Qendrore (PPE), i përbërë nga parti të djathta, liberale dhe të majta. Pas tij vjen grupi i konservatorëve europianë (ECR), anëtarët e të cilave përfshijnë Partinë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar dhe partinë qeveritare polake.

Por përkundër rritjes së pritshme të forcave euroskeptike dhe populiste, të cilat mund të tejkalojnë një të katërtën e vendeve të Parlamentit Europian, askush në Bruksel nuk beson se këto parti do të kenë një ndikim të madh në vendimmarrjen e politikave kryesore të BE-së.

“Zyrtarët dhe diplomatët e BE pajtohen se një shumicë e pro-evropiane do të vazhdojë të mbizotërojë në Parlamentin Europian. Edhe pse euroskeptikët pritet të bëjnë zhurmë për të gjitha vendimet e unionin, zyrtarët në Bruksel thonë se në fund të fundit ata do të jenë të padëmshëm”, shkruan “Euroactiv”.

Ndikimi më i menjëhershëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor është përbërja e Komisionit të ardhshëm Europian. Sytë e gjashtë vendeve të rajonit do të jenë nga delegatët e ardhshëm të zyrave të Përfaqësuesve të Lartë dhe Komisionerit për Zgjerimit. Ka edhe dyshime nëse kjo e fundit do të vazhdojë të punojë në formën aktuale pas zgjedhjeve.

Është e vështirë të imagjinohet një ndryshim i pozitave të PPE-së në drejtim të zgjerimit, të cilat kanë vënë një theks të veçantë në kryerjen e të gjitha reformave të nevojshme dhe mbylljen e çdo kapitulli negociues, duke nënkuptuar se pranimi i vendeve të Ballkanit do të ndodhë së shpejti. Nga ana tjetër, një koalicion me liberalët, sidomos Macronin dhe Kryeministrin holandez, të dy kundërshtarë të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, mund të sjellë ndryshime të papëlqyeshme për rajonin. Partitë e ulura në Parlament janë gjithashtu një çështje e rëndësishme, për shkak të ndikimit që ky institucion ka në orientimin e përgjithshëm politik të Bashkimit Europian.

Kush do të jetë presidenti i ri i Komisionit Europian?

Zyrtarët në të gjitha institucionet e përfshira, diplomatët dhe aktorët e tjerë ne qarqet kryesore te Brukselit janë tanimë të bindur se kandidati kryesor i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber, është hedhur poshtë si një opsion realist.

Edhe pse PPE pritet të fitojë shumicën e vendeve në Parlamentin Europian (disa sondazhe parashikojnë 171 vende, 20 më shumë sesa Social Demokratët), vetëm mbështetësit e tij besnikë besojnë se ai do të emërohet si shefi i Komisionit.

Manfred Weber

Një grup i madh i shteteve anëtare, duke përfshirë Francën, Luksemburgun, Lituaninë, Slloveninë, Sllovakinë dhe Bullgarinë dhe të udhëhequr nga Presidenti francez Emmanuel Macron, nuk e mbështesin kandidaturën e tij.

Weber, deputeti gjerman i CSU-së, mori mbështetje të vakët nga kancelarja Angela Merkel dhe mbetet një figurë jo shumë populllore në Europë, madje edhe për 75% të bashkatdhetarëve të tij.

Nëse kandidatura e Weber bie në fazën e parë diskutimeve, eurodeputeti i EPP-së Michel Barnier shihet si një alternativë tjetër për presidentin e Komisionit Europian. Negociatori i Brexit mori njëherë pjesë në primaret e PPE-së në 2014.

Në një intervistë me gazetën belge “Le Soir”, Macron e përshkroi bashkatdhetarin e tij si një "njeri me merita të mëdha për mënyrën sesi i përballoi negociatat me britanikët".

Megjithatë, pavarësisht përkrahjes dhe agjendës intensive të Barnier gjatë muajve të fundit, , pak mendojnë se ai do të jetë zgjedhja përfundimtare për të pasuar Jean-Claude Juncker.
Disa zyrtarë thanë se francezi do të hidhet poshtë po sa më shpejt që Weber.

Ndërkohë që shanset e tyre u zbehën përgjatë ditëve etë fundit, shefja ekzekutive r Bankës Botërore Kristalina Georgieva ka dalë si një tjetër alternativë e mundshme. Ekonomistja bullgar është e mirënjohur në sajë të përvojës së saj në Komision, aftësive të saj të komunikimit dhe shpirtit luftarak.

Një diplomat argumentoi se Georgieva mund të ishte e vetmja kandidate e PPE-së i pranueshëm për partitë e tjera dhe ajo është e pëlqyer si mes anëtarëve të Lindjes ashtu dhe Perëndimit. Edhe kundërshtarët e saj në Bullgari, kryesisht kryeministri Bojko Borisov, nuk e kundërshtuan propozimin e saj.

Liberalët kundër nacionalistëve

Blloqet e mëdha të partive politike i kanë kthyer këto zgjedhje të nënta për parlamentin e vetëm ndërkombëtar në botë në zgjedhje vendimtare. Weber thotë se është o shqetësuar për kohezionin e BE-së, për mbrojtjen e demokracive "liberale" kundër modelit "joliberal" të përfaqësuar nga nacionalistët dhe populistët, siç është kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Matteo Salvini

Presidenti francez Emmanuel Macron bën thirrje për një "Eiropë që mbron" dhe kërkon reforma të gjera në fushat sociale dhe politiko-ekonomike. Udhëheqësi i populistëve të djathtë italianë, Matteo Salvini, në të kundërt, dëshiron ta zvogëlojë rrënjësisht bashkëpunimin në Europë. Si populistët e krahut të djathtë në shumë shtete anëtare të BE-së, ai ndjek moton - "vendi im është i pari". Partia e tij pritet të jetë forca më e fortë në Itali në këto zgjedhje.

Për kryeministrin Orban, bëhet fjalë për një ndeshje midis konservatorëve, të cilët përfaqësohen prej tij, dhe demokratëve liberalë. “Ata duan ta ndryshojnë popullsinë e Europës dhe ta islamizojnë nëpërmjet emigrantëve”, pretendon kryeministri hungarez, i cili është i lidhur me të djathtët gjermanë, francezë, danezë dhe italianë.

“Ne duhet të kuptojmë se Europa ndodhet në një moment kthese", thotë Orban në fjalimin e mbajtur dy ditë përpara zgjedhjeve europiane. "Kush mirëpret emigrantët ilegalë dhe refugjatët krijon kombe me raca të ndryshme. Në vende të tilla marrin fund traditat historike dhe krijohet një rend i ri botëror."

Armiku më i dashur për populistët e djathtë si Orbanit, ose ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini, ose të kryetarit të FPÖ-së austriake Hans-Christian Strache është presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai kërkon “rilindjen" e Europës dhe për një lidëetr i cili propozon reforma të mëdha, dita e zgjedhjeve është ditë fati.

“Lufta më e rëndësishme në këto zgjedhje është beteja midis atyre që besojnë tek Europa dhe atyre që nuk besojnë ", tha presidenti francez para zgjedhjeve, në një aktivitet të mbajtur në Paris. Ai ka frikë se zgjerimi i BE-së do të tërheqë skeptikët e BE-së, dhe dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Europian për reformat e tij, duke i bërë rezistencë negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Emmanuel Macron

Nga ana tjetër, Kur bie fjala tek zgjerimi, partitë populiste kanë qëndrime të ndryshme. Për shembull disa parti euroskeptike nuk janë domosdoshmërish kundër zgjerimit. Nëse marrim FPÖ-në në Austri, e cila ka të ngjarë të jetë më e fortë [pas zgjedhjeve], ajo favorizon zgjerimin, veçanërisht anëtarësimin e Serbisë, për shkak të strategjisë së saj nacionaliste.

Pra, disa prej këtyre rezultateve janë më pak të parashikueshme, por unë do të prisja që Parlamenti të jetë pak më pak entuziast për zgjerimin e BE-së në përgjithësi dhe kjo do të kishte pasoja negative në mbështetjen parlamentare për procesin e anëtarësimit të Ballkanit. Që nga zgjedhjet e para për Parlamentin Europian në vitin 1979, vendet e Ballkanit shikonin nga larg pa e ditur nëse një ditë do të mund të bëheshim pjesë e BE-së ose jo. 40 vite më vonë Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet jashtë unionit, ndërkohë që kontinenti i vjetër po mban më i përçarë së kurrë zgjedhjet parlamentare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë