Futboll

Europa League, rruga tjetër e Alegrit dhe Mourinjos për të kapur Championsin

Gazeta Si – Të fitosh Ligën e Europës për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Ky është objektivi për Romën dhe Juventusin, që luajnë sot ndeshjet e para çerekfinale, përkatësisht kundër Fejnordit dhe Sportingut të Lisbonës.

Në orën 18:45, skuadra e Mourinjos riluan në Holandë finalen e vitit të kaluar në Ligën e Konferencës ndaj Fejnordit. Holandezët kërkojnë hakmarrjen për humbjen 1-0 në Tiranë, me gol të Xaniolos. Juventusi pret në ‘Stadium’ portugezët e Sportingut me synimin për ta hipotekuar kualifikimin që sot në mbrëmje, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Nga finalja e 25 majit te kaluar ne Tirane mes Romes dhe Fejnordit. Gazeta Si, 13 prill 2023

Trajneri i Fejnordit, Slot, ka pohuar se nuk e ka harruar humbjen e finales së 25 majit të kaluar, ndaj dhe do të kërkojë ‘hakmarrjen’. Roma pritet të ketë Dibalan në majë të sulmit, të mbështetur nga Uijnaldum dhe Pelegrini.

Pesha e ndeshjeve shtohet gjithmonë e më shumë për Alegrin. Fjalët e tij janë gjithmonë të njëjta me ato para ndeshjeve me Nantën dhe Frajburgun. Me Sportingun do të jetë më e vështirë, mjafton të përmendet fakti se ka eliminuar Arsenalin.

Liga e Europës
Sot, ora 18:45
Fejnord-Roma
Ora 21:00
Bajer Leverkusen-Union SG
Juventus-Sporting Lisbonë
Mançester J-Sevilje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë