Manchester United dhe Tottenham do të luajnë Finalen e 6 angleze (prej vitit 1972) në Kupat e Evropës. Për “Djajtë e Kuq” është e dyta (pas asaj të fituar ndaj Chelsea-t në 2008 në UCL). Ndërsa “gjelat e Londrës” e kanë të 3 herë që diskutojnë një Finale ndaj rivalëve anglezë. Fillimisht fituan ndaj Wolves në 1972 në Kupën Uefa dhe më pas humbën atë ndaj Liverpool në UCL në 2019.

Për të mbërritur deri në Bilbao, Tottenham eleminoi befasinë norvegjeze Bodo/Glimt (1-5 pas dy ndeshjeve). Ndërsa Manchester United shkatërroi Athletic (pretendenten kryesore deri në ½ finale). Në rast se fitorja e një jave më parë (0-3 në Bilbao), iu atribua kartonit të kuq të vendasve. Sot në shtëpi “Djajtë e Kuq” iu dhanë një leksion baskëve që zhbllokuan sfidën por nuk e ndalën dot pokerin e kuq.

Rezultatet që arritën skuadrat ishullore do të thonë shumë edhe për Premier League e cila do të dërgojë 6 skuadra sezonin e ardhshëm në Champions League. 5 vendet e para në klasifikimin përfundimtar të kampionatit dhe fituesja e Finales së Europa League. Tottenham dhe Manchester United do të përballen të mërkurën e 21 Majit në Bilbao. Prej ditësh hotelet baske dhe linjat ajrore janë të zëna nga londinezët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.