Kombetarja

Eurogolat i janë bërë ‘ves’ Asanit, UEFA i dedikon sërish një postim

Nga Gazeta Si – Lajm do të jetë kur Jasir Asani të shënojë ndonjë gol të zakonshëm, sepse ata të jashtëzakonshmit, apo eurogolat siç quhen, i janë bërë ‘ves’ tashmë sulmuesit anësor. Ai me Çekinë ishte i treti, pas tyre me Moldavinqë dhe Poloninë. Të tre gola kalibri për nga mënyra e ekzekutimit.

Një fakt që ka marrë edhe vëmendjen e UEFA-s, që në UEFA Euro 2024 ka evidentuar ‘bëmat’ e lojtarit të Shqipërisë. ‘Asani shënon vetëm golazos’, - shkruhet në një postim në këtë faqe, të shoqëruar me dy foto të Asanit, teksa shënon ndaj Çekisë.

Pas ndeshjes së fundit, vetë futbollisti u shpreh: “Që ditën e parë kemi ardhur këtu për një qëllim. Kemi lojtarë shumë të mirë, po bëjmë shumë mirë. Kemi një staf mjaft profesionist dhe një meritë ka edhe presidenti, që ka bërë një punë shumë të madhe.

Kemi ardhur këtu me qëllimin për të shkuar në Europian dhe me këtë grup, jo vetëm Çekia, por nuk na mundin as kombëtare më të forta. Golat e bukur për klubet e tjera? Po kush më merr mua… (qesh). Kam edhe 4 ndeshje në Korenë e Jugut dhe menaxheri po punon, ndaj besoj se do të bëhet diçka. Presim surpriza në fund.

Unë mendoj vetëm të futet topi në rrjetë dhe të fitojmë. Nuk ka rëndësi nga ku gjuaj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë