Biznes

Eurocontrol ul tarifën e terminalit për Aeroportin e Rinasit

Eurocontrol ka vendosur që tarifat e terminalit në Aeroportin e Rinasit për vitin 2022 të ulet me 2.6%, nga 235.7 euro në 229.5 euro. Për atë të Kukësit nuk do të këtë lëvizje.

Edhe interesi që aplikohet për pagesat e vonuara do të ulet në 9.5%.

Eurocontrol është institucioni europian që menaxhon trafikun ajror dhe tarifat e saj për Albcontrol, menaxhuesin e  trafikut ajror në Shqipëri.

Eurocontrol sqaron se tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit. Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin arkëtohen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.

Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin.

Në Shqipëri operojnë vetëm dy aeroporte dhe është në proces ndërtimi i Aeroportit në Vlorë. Pati disa përpjekje për një koncesion të një aeroporti në qytetin  e Sarandës, por dështoi disa herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë