Nga Gazeta ‘SI’ – Euro ka forcuar pozicionin e saj kundrejt lekut.
Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë tregon se një euro këmbehet me 99.63 lekë, niveli më i lartë që prej janarit kur iu rikthye vlerës së 100 lekëve, përshkak të një operacioni në treg.
Edhe valutat e tjera janë rritur lehtë përballë monedhës shqiptare. Dollari, ndonëse ka arritur një minimum të ri historik kundrejt lekut, ka pësuar një rritje të lehtë 24 orët e fundit dhe këmbehet me 87.8 lekë.
Paundi britanik është rritur me më shumë se 1 pikë brenda ditës dhe këmbehet me 116.26 lekë.
Ndonëse nuk ka të dhëna nëse rritja po ndikohetnga operacionet e Bankës së Shqipërisë, kjo e fundit ka shpjeguar më herët se qeveria ka rritur qarkullimin e parave në llogaritë e saj, duke shtuar kështu ofertën e lekut dhe duke amortizuar paksa mbiçmimin e monedhës kombëtare.
Fuqizimi i euros në kursin vendas ka ndodhur paralelisht me kursin global, ku euro po dominon përballë një dollari të rrënuar nga tarifat e Trump.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.