Futboll

Euro 2024, UEFA e projekton si eventin më të qëndrueshëm në histori

Gazeta Si – Qeveria gjermane, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe UEFA kanë bërë me dije se po punojnë shumë fort së bashku për të garantuar që Europiani 2024, që zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme, të jetë kampionati më i qëndrueshëm i të gjitha kohërave.

"Euro 2024 do të shënojë një standard të ri për eventet e mëdha sportive: bashkëpunues dhe i qëndrueshëm para, gjatë dhe pas aktivitetit", - ka deklaruar Nancy Faeser, ministrja federale e brendshme e komunitetit në forumin inaugurues në Frankfurt.

"Po punojmë çdo ditë bashkë për këtë, - ka shtuar Michele Uva, një nga drejtuesit e UEFA-s. - Euro 2024 është një mundësi shumë e mirë që ne të tregojmë se si qëndrueshmëria mund të jetë një forcë shtytëse për suksesin e eventit. Trashëgimia nuk është vetëm për Gjermaninë, por për gjithë futbollin europian dhe mund të frymëzojë edhe sportet e tjera”.

Andreas Schar, administrator i deleguar i Euro 2024 ka thënë se qëndrueshmëria do të jetë "pjesë e ADN-së së turneut". Për shembull, programi i ndeshjeve të fazës në grupe është bërë për të reduktuar në minimum spostimet mes 10 qyteteve që do të presin eventin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë