Gazeta Si – Franca tregoi menjëherë ‘dhëmbët’ në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Nënkampionët e botës mundën 4-0 Holandën, duke ia bërë makth rikthimin në stolin e ‘Tulipanëve’ trajnerit Ronald Kuman.
Kilian Mbape e përuroi shiritin e kapitenit te ‘Gjelat’ me një doipietë. Golat e tjerë mbajnë firmën e Grizman dhe Upamekano. Franca e dominoi frikshëm Holandën, që u paraqit në këtë ndeshje me shumë ndryshime, me 3 debutues që nga minuta e parë.
Van Dijk me shokë e kishin shumë të vështirë të përballonin furinë e francezëve. Edhe në sulm Holanda bëri shumë pak, madje Depai humbi edhe mundësinë për golin e nderit, pasi shpërdoroi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes.

Romelu Lukaku udhëhoqi Belgjikën në transfertën e Suedisë. Sulmuesi i Interit shënoi të tre golat e fitores për skuadrën e tij, duke heshtur stadiumin, por edhe ‘armikun’ e tij Zllatan Ibrahimoviç, që ishte në stol.
Ndeshjet e sotme eliminatore
Bullgari-Mali i Zi 0-1
Austri-Azerbajxhan 4-1
Çeki-Polani 3-1
Francë-Holandë 4-0
Gjibraltar-Greqi 0-3
Moldavi-Ishujt Faroe 1-1
Serbi-Lituani 2-0
Suedi-Belgjikë 3-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.