Janë 20 skuadrat e kualifikuara për në Euro 2020. Kanë mbetur 4 vende bosh, që do të plotësohen pas play-off-eve të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në muajin mars, ku shpresa ka edhe Kosova.
Austria, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Franca, Uellsi, Gjermania, Anglia, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Rusia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Ukraina tashmë e kanë në dorë një “biletë” për në Europian. Më 30 nëntor do të hidhet shorti për këtë kompeticion, por katër vende do të jenë bosh, sipas skemës së re. Për momentin, ndarja e vazove për hedhjen e shortit mund të jetë kështu. Në vazon e parë bëjnë pjesë Italia, Belgjika, Anglia, Ukraina, Spanja dhe Gjermania. Në vazon e dytë janë Franca, Zvicra, Kroacia, Polonia, Rusia dhe Holanda. Në vazon e tretë bëjnë pjesë Portugalia, Turqia, Danimarka, Austria, Suedia dhe Republika Çeke, ndërsa në vazon e fundit Uellsi, Finlanda dhe katër skuadrat “X”, emrat e të cilave mësohen në mars.

Në këtë periudhë, saktëssht më 26 dhe 31 mars do të luhen ndeshjet shtesë të Ligës së Kombeve. Të premten hidhet shorti i Ligave. Në Ligën A janë Islanda dhe tri skuadra mes Hungarisë, Bullgarisë, Izraelit dhe Rumanisë. Në Ligën B ka një duel mes Bosnjës, Sllovakisë, Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Në Ligën C janë Skocia, Norvegjia, Serbia dhe një mes Hungarisë, Bullgarisë, Izraelit dhe Rumanisë. Dhe në fund, në Ligën D, lufta është mes Gjeorgjisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Bjellorusisë.
Kush fiton ndeshjen e parë në fushën e ekipit që ka më shumë pikë në renditje, luan pastaj një finale për pjesëmarrjen në Europian. Më 30 nëntor, në Bukuresht do të hidhet shorti për 6 grupet e fazës finale të Europianit, që do të zhvillohet në 12 qytete të 12 vendeve të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.