Futboll

Euro 2020/ Rusia refuzon fanellat e reja, janë si të Serbisë

Rusia ka vendosur të mos luajë me uniformat e reja të prodhuara së fundi nga Adidasi. Ishte parashikuar që Rusia të zbriste në fushë ndaj Belgjikës dhe San Marinos me fanellat e dizenjuara së fundi, por nuk do të ndodhë për shkak të shkak të ngjyrave në mëngët e fanellave dhe…gjeografisë!

Në Rusi ka krijuar polemika uniforma e re dhe drejtuesit e federatës janë të vendosur për të mos e veshur atë. Protesta e rusëve lidhet me faktin se fanella e re i ngjan më shumë asaj të Serbisë. Faji është i dizajnit të ri, ku e kuqja klasike e fanellës së Rusisë, ka në mëngë ngjyrën e blu dhe të bardhë, që korrespondojnë me ngjyrat e flamurit. Pikërisht këtu qëndron gabimi i kompanisë së madhe gjermane, që nuk është e saktë në radhën e ngjyrave. Në mëngët e fanellës së re, në vend të trengjyrëshit klasik rus e kuqe-e bardhë-blu, ka dalë një version i ri, e kuqe-blu-e bardhë, saktësisht ngjyrat e flamurit serb. Fanellat e reja i janë kthyer mbrapsht Adidasit nga Rusia, që do t’i luajë dy ndeshjet e radhës me fanellat e vjetra.

Fanellat e reja të Rusisë, të dizenjuara gabim nga Adidasi. Gazeta Si, 14 nëntor 2019

Me fanellat e vjetra mund të vazhdohet deri sa gabimi të korrigjohet nga Adidasi, që ka kërkuar ndjesë për gabimin dhe ka bërë të ditur se do të sistemojë gjithçka sa më parë të jetë e mundur. Fanellat e reja kishin dalë në shitje në disa dyqane në Moskë, madje shitjet kishin ecur shumë mirë. Ndoshta tifozët e Rusisë nuk e kanë vënë re fare problemin. Por përpara çështjeve kombëtare dhe politike është më mirë të mos rrezikosh. Rusia është tashmë e kualifikuar për në Europian, ndërsa Serbia ende jo, kështu që nuk është rast për të gabuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë