Futboll

Euro 2020 në rrezik? Vetëm nëse situata e koronavirusit precipiton

A rrezikohet organizimi i Kampionatit Europian të Futbollit 2020? Për momentin jo. Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Mikele Uva, ka folur për “Rai RadioSport” në lidhje me alarmin e koronavirusit dhe rrezikun për “Euro 2020”, që do të zhvillohet në disa vende të ndryshme në muajt qershor-korrik.

"Jemi në një fazë pritje, po monitorojmë çdo vend dhe futbolli duhet të ndjekë udhëzimet qeveritare të çdo shteti. Nuk ka rrezik për momentin dhe asnjë ndalesë. Aktiviteti do të bllokohet, vetëm nëse situata do të precipitojë", ka theksuar mes të tjerash numri dy i UEFA-s, Uva.

Në prononcimin e tij ai komentoi edhe çështjen e Mançester Sitit, që rrezikon t’i hiqen edhe titujt e fituar nga Angli. "Pas sentencave të shkallës së parë dhe të dytë, presim vendimin e KAS-it. Zërat për heqjen e titujve kombëtarë që Mançester Siti ka fituar në atë periudhë? Rregullat europiane nuk janë thuajse asnjëherë identike me ato kombëtare, UEFA po punon që disa rregulla të veçanta të bëhen të detyrueshme edhe në kampionate".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë