Futboll

Euro 2020/ Kualifikohen Anglia dhe Franca, “Tre luanët” dhurojnë spektakël

Pas ndeshjeve të fundit kualifikuese, janë katër skuadrat që fitojnë të drejtën për të shkuar në Europian. Bëhet fjalë për Anglinë, Francën, Turqinë dhe Republikën e Çekisë, që u bashkohen Belgjikës, Italisë, Rusisë, Spanjës, Polonisë dhe Ukrainës.

GRUPI A - Republika Çeke mundi 2-1 Kosovën, që kaloi e para në avantazh me Nuhiun, por vendësit reaguan dhe Kral e Celutska përmbysën gjithçka. Me 15 pikë, çekët shkojnë në Euro 2020, ashtu si dhe Anglia, që mban vendin e parë në grup. “Tre luanët” kanë dhuruar spektakël ndaj Malit të Zi, duke shënuar plot 7 gola, 3 nga të cilët mbajnë firmën e kapitenit Herri Kejn. Në ndeshjen numër 1000 të saj, skuadra e trajnerit Southgejt ka bërë shou. Abraham, Okslejd-Çamberlein, Rashford dhe në fund autogoli i Sofranac kompletuan fitoren e thellë dhe kështu Anglia shkon në Europian. Ndeshja e fundit me Bullgarinë është vetëm për të “dekretuar” vendin e parë.

Klasifikimi: Anglia 18* pikë, Republika e Çekisë 15, Kosova 11, Mali i Zi 3, Bullgaria 3.

GRUPI B – Serbia ka mundur 3-2 Luksemburgun, por për t’u kualifikuar u duhet një mrekulli. Mitroviç shënoi 2 gola, më pas Rodrigues shkurtoi diferencën, Radonjiç i çoi shifrat në 3-1, por Luksemburgu ia bëri gjithçka të vështirë Serbisë me golin e dytë. Kolarov me shokë kanë një pikë më pak se Portugalia, që mundi 6-0 Lituaninë, ndërsa Kristiano Ronaldo ishte autori i një tregolëshi.

Franca feston fitoren ndaj Moldavisë. Gazeta Si, 15 nëntor 2019

Klasifikimi: Ukraina 19 pikë, Portugalia 14, Serbia 13, Luksemburgu 4, Lituania 1.

GRUPI H — Barazimi 0-0 ndaj Islandës i ka dhënë Turqisë mundësinë e kualifikimit, bashkë me Francën që mundi 2-1 Moldavinë. Skuadra e Deshamp vuajti, por në fund u kualifikua për në Euro 2020. Moldavia “ngriu” “Stade de France” pas 9 minutash, por më pas menduan Varane dhe Zhiru për fitoren.
Klasifikimi: Franca 22* pikë, Turqia* 20, Islanda 16. Shqipëria 13, Andorra 4, Moldavia 3.
Shënim: Me * skuadrat e kualifikuara


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë