Futboll

EURO 2020/ Holanda dhe Belgjika akuzojnë për skandal në short: Turne fals!

Edhe pse nuk janë plotësuar 24 skuadrat pjesëmarrëse në Europianin 2020, para hedhjes së shortit në Bukuresht kanë plasur polemikat. Kompeticioni ka një format ndryshe nga të tjerët, luhet në 12 vende. Dhe pikërisht për shkak të shtrirjes gjeografike dhe të disa përplasjeve politike dhe diplomatike, shorti është i kushtëzuar për disa skuadra. Disa skuadra i njohin që tani kundërshtarët e tyre, para hedhjes së shortit më 30 nëntor. Belgjika dhe Holanda kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke akuzuar për skandal dhe një kompeticion falas.

Në një prononcim për “De Telegraaf”, trajneri i Holandës, Ronald Koman, është shprehur: “Sinqerisht, nuk e kuptoj këtë formatin e këtij Europiani. I kam kërkuar Federatës, nëse vërtet ia vlen të shkoj në Bukureshtin apo jo”. Për Holandën mund të shkonte edhe më keq, por sërish Koeman është i pakënaqur. Nga kokat e vazove, Holanda e ka të qartë se do të ndeshet me Ukrainën.

Belgjika feston një gol. Gazeta Si, 20 nëntor 2019

Më keq akoma është situata te Belgjika, që i ka kundërshtarët të përcaktuar. Skuadra e trajnerit Martinez do të luajë në Kopenhagen dhe në Shën Pjetërburg, pra detyrimisht me Danimarkën dhe Rusinë, kështu që i vetmi kundërshtar që nuk njeh është ai që vjen nga vazoja e katërt. Pra, Belgjika thjesht duhet të mësojë nëse do të ndeshet me Finlandën apo Uellsin. “Është skandal, vërtet skandal. Kështu falsifikohet kompeticioni”, - ka thënë De Bryne për shtypin belg, që gjithashtu ka kundërshtuar këtë format. Polemikat sapo kanë nisur, edhe pse shorti ende nuk është hedhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë