Është hedhur sot në Bukuresht shorti i fazës finale të Europianit 2020, që nis në muajin qershor të vitit të ardhshëm. Një kompeticion i përbërë nga 6 grupe me nga 4 skuadra. Më pas, 2 skuadrat e para të çdo grupi dhe 4 më të mirat e vendeve të treta do të kalojnë në fazën e 1/8-ve. Nuk është një vend i vetëm që do të presë Europianin, qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet janë 12: Londër, Dublin, Romë, Mynih, Baku, Shën Pjetërburg, Budapest, Bukuresht, Amsterdam, Bilbao, Gllasgou dhe Kopenagen. Duhet thënë se 20 kombëtareve të kualifikuar do t’u shtohen edhe 4 të tjera që do të dalin nga ndeshjet shtesë, që zhvillohen më 26 dhe 31 mars 2020.
Në short grupet janë ndarë duke ndjekur kriteret e qyteteve pritëse, si dhe janë evituar përplasjet mes vendeve që kanë probleme politike, siç janë Rusia dhe Ukraina për shembull. Pas këtij shorti, Kosova, nëse arrin të kualifikohet pas ndeshjeve shtesë, mund të bëjë pjesë në Grupin C ose në Grupin F. Gjithçka varet nga kualifikimi i Rumanisë nga Liga A. Kualifikimi i Rumanisë nga “play-off”-i i Ligës A e kalon atë në Grupin C, pasi ky grup i luan disa ndeshje në Bukuresht. Kjo do të thotë se Kosova, gjithmonë nëse kualifikohet, shkon në Grupin F, ose në “grupin e ferrit”, pasi në të bëjnë pjesë Gjermania, Franca kampione bote dhe Portugalia.

Me fat në short kas qenë Italia, që i bën llogaritë me Turqinë, Uellsin dhe Zvicrën. Edhe për Anglinë dhe Holandën goglat kanë sjellë fat.
Grupi A (Ndeshjet luhen në Romë dhe Baku)
1 TURQI
2 ITALI
3 UELLS
4 ZVICËR
Grupi B (Ndeshjet luhen në Shën Petërburg dhe Kopenhagen)
1 DANIMARKË
2 FINLANDË
3 BELGJIKË
4 RUSI
Grupi C (Ndeshjet luhen në Amsterdam dhe Bukuresht)
1 HOLANDË
2 UKRAINË
3 AUSTRI
4 FITUES i “play-off”-it A
Grupi D (Ndeshjet luhen në Londër dhe Gllasgou)
1 ANGLI
2 KROACI
3 FITUES i “play-off”-it C
4 REPUBLIKA ÇEKE
Grupi E (Ndeshjet luhen në Bilbao dhe Dublin)
1 SPANJË
2 SUEDI
3 POLONI
4 FITUES i “play-off”-it B
Grupi F (Ndeshjet luhen në Mynih dhe Budapest)
1 FITUES i “play-off”-it D/A
2 PORTUGALI
3 FRANCË
4 GJERMANI
Ndeshjet shtesë, gjysmëfinalet
26 mars 2020
Liga A: Islandë-Rumani, Bullgari-Hungari
Liga B: Bosnjë-Irlandë e Veriut, Sllovaki-Irlandë
Liga C: Skoci-Izrael, Norvegji-Serbi
Liga D: Gjeorgji-Biellorusi, Maqedoni e Veriut-Kosovë
Finalet
31 mars 2020
Liga A: Bullgari/Hungari-Islandë/Rumani
Liga B: Bosnjë/Irlandë e Veriut-Sllovaki/Irlandë
Liga C: Norvegji/Serbi-Skoci/Izrael
Liga D: Gjeorgji/Biellorusi-Maqedoni e Veriut/Kosovë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.