Ne rrjet

Arrestime në Kosovë, EULEX hyn me forcë në zyrat e veteranëve të UÇK-së

EULEX ka bastisur sot zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i kësaj organizate Hysni Gucati është arrestuar nga forcat e EULEX-i.Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj. Sipas tij, Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, ndërsa momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.

Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së EULEX-it.

Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, perveçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte. Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëv

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat në Prishtinë, pjesëtarët e EULEX kanë rrethuar dhe më pas kanë hyrë me forcë brenda kësaj organizate. Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku ka thënë në një prononcim për mediat se policia e EULEX-it ka bllokuar edhe disa anëtarë të organizatës në katin e tretë.

“Unë bisedova me ta dhe qëllova në katin e tretë, letra nuk kanë përkthyes nuk kanë, na kanë bllokuar. Ata janë lartë i kanë mbushur korridoret plot policë. Kryetari Gucati dhe nënkryetari Haradinaj nuk janë këtu”, ka thënë Klinaku  “Ju thashë që edhe Jugosllavia ka vepruar kështu”, shton ai.

Ai ka kërkuar që Eulex të  largohen nga ambientet e tyre.

“Dyshimet tona është që ky operacion ka të bëjë me gjëra të ndyra. Të ishte shteti siç duhet, Policia e Kosovës do të kishte ardhur këtu”, u shpreh Klinaku.

Bastisja në zyrat e veteranëve vjen një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për një nga zyrtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sali Mustafën. Mediat në Kosovë kanë raportuar se pas Mustafës në ditët në vijim në Kosovë pritet të ketë edhe një sërë arrestimesh të tjera.

https://www.facebook.com/reporteri/videos/264827027991483

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë