Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Mediat kosovare raportojnë se ai është arrestuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Më herët hetuesit e Speciales arrestuan edhe Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.
Haradinaj është arrestuar teksa po shkonte në zyrat e televizionit T7 për intervistë.
Ai nuk ka pranuar të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Më herët ai tha se nuk e njeh Gjykatën Speciale.
“Unë nuk e njoh këtë gjykatë, ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe besojë se kjo ditë është e cila troket në të gjitha dyert e ne qytetarëve të Kosovës dhe kjo na bënë të mendojmë nëse kemi shtet, apo organe shtetërore, parlament edhe pse e dimë që kemi parlament edhe na bënë të mendojmë se kemi Kushtetutë”.
EULEX bastisi të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.