Media Galeri

Ethet e rrepës: festivali i çuditshëm në Spanjë

Pak adoleshentë ëndërrojnë të vishen si një hajdut demon i bagëtive për t'u ndjekur nëpër rrugët e qytetit të tyre nga njerëz që ju hedhin më shumë se dy ton rrepë.

Por në qytetin Piornal, i cili shtrihet në provincën Cáceres të rajonit jugperëndimor spanjoll të Extremadura, nuk ka nder më të madh.

Në janar të çdo viti, Piornal feston festivalin Jarramplas, i cili mbahet për më shumë se një shekull. Protagonisti i tij është el Jarrampla me kostum, emri i të cilit rrjedh nga fjala spanjolle arramplar, që do të thotë të vjedhësh.

Legjenda thotë se el Jarrampla ishte një burrë që shkoi në qytet për të vjedhur kafshët e fermerëve, por nuk njihte egërsinë e njerëzve vendas. Pasi ai u vu re, ata rrëmbyen rrepat që përdoreshin për ushqimin e bagëtive dhe lëshuan një bombardim me rrepa për të përzënë hajdutin.

Personazhi Jarrampla vesh një xhaketë dhe pantallona që janë të qepura me dorë nga shumë pëlhura të ndryshme gjatë gjithë vitit. Nën to, duke pasur parasysh rrepat që mund të godasin me forcën e shkëmbinjve të vegjël Jarrampla mban mbrojtje me fibër karboni. Në kokë, ai mban një maskë të përforcuar me fibër karboni, e cila është e mbuluar me një palë brirë. Pasi ndihmohet për të veshur parzmoren e kostumit, Jarrampla rrëmben tamborin e tij (një daulle e vogël) dhe niset për t'u përballur me turmën e mbushur me rrepë.

Pavarësisht nga rreziqet që vijnë, nuk mungojnë asnjëherë aplikantët për rolet e dy Jarramplas të cilët fillojnë të regjistrohen që herët për të pasur nderin që të goditen me rrepa./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë