Kuriozitete

Është ‘sezoni’ i Notrifobisë, frika se s’ke planifikuar udhëtim për të ardhmen

Çfarë është Notrifobia dhe si ta "kurojmë" atë, një frikë e veçantë që ka të bëjë me botën e udhëtimit.

Kur bëhet fjalë për udhëtimet, frikërat që mund të shfaqen janë të shumta dhe të natyrës së ndryshme, disa të kapërcyeshme lehtësisht dhe të tjera, megjithatë, pak më komplekse për t'u zhdukur. Ndër problemet e ndryshme të mundshme është Notrifobia, e cila është frika e të mos planifikuarit ndonjë udhëtim për të ardhmen.

Termi "Notriphobia" përbëhet nga tre fjalë të ndryshme: No-trip-fobia, e cila, fjalë për fjalë, mund të përkthehet si frika nga mos planifikimi i ndonjë udhëtimi për të ardhmen.

Në thelb, njerëzit që i duan udhëtimet vuajnë nga ideja e të mos pasurit një udhëtim të planifikuar, një destinacion për të vizituar apo për të marrë informacione mbi oraret, mjetet e transportit etj.

Sipas një sondazhi të kryer në Itali, 4 në 10 italianë vuajnë nga kjo fobi, edhe pse në shumicën e rasteve ata nuk janë as të vetëdijshëm për të. Në fakt, për 60% të të intervistuarve, udhëtimi është prioritet, sepse i mundëson të shkëputen nga stresi i grumbulluar gjatë vitit.

Prandaj nuk është për t'u habitur të dimë se kjo fobi ndjehet më shumë në fillimin e verës, e cila, korrespondon me mundësinë për të bërë pushime, dhe të largohen nga rutina për t'iu përkushtuar relaksit dhe zbulimit të bukurive në mbarë botën.

Si fillon Notrifobia

Në fillim është organizimi, kur personi fillon të kërkojë për një vend për të vizituar apo kur pret që të gjejë një biletë më të lirë. Megjithatë, për fat të keq, në shumë raste situata agravon, me kostot që rriten në vend që të ulen, ose biletat e disponueshme mbarojnë, duke e bërë më të vështirë vendimit për të udhëtuar.

Prandaj, frika bëhet gjithnjë e më e thellë dhe më e "prekshme" derisa shndërrohet në Notrifobi të vërtetë. Frika që na ‘sulmon’ është ajo e të mos pasurit të planifikuar udhëtime dhe për rrjedhojë rrezikimi i qëndrimit në shtëpi.

Kush vuan më shumë dhe çfarë të bëjë

Sipas analizave të kryera, shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo fobi, por në veçanti duket se gjenerata Z, pra të rinjtë e lindur mes viteve 1997 dhe 2012, vuajnë më shumë nga ajo.

Megjithatë, shumë nga të rinjtë e intervistuar gjetën zgjidhje të suksesshme për të shmangur zhvillimin e kësaj fobie, si për shembull, prenotimin e pushimeve të tyre shumë kohë para. Në fakt, me shumë gjasa, kjo është e vetmja "kurë" e mundshme, por problemi kryesor është se është e nevojshme të dihen paraprakisht datat për të rregulluar edhe lejen nga puna apo angazhime të tjera dhe, për fat të keq, nuk është gjithmonë e mundur të kesh këtë informacion kurdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë