Mbrëmjen e sotme shpallet futbollisti më i mirë në botë. Për herë të parë që nga viti 2003, as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk janë të nominuar, cka sjell një epokë të re në futbollin botëror. Ekspertët kanë komentuar duke thënë se kurrë më parë nuk ka pasur kurrë një rivalitet si ky.
Së bashku dy lojtarët e fituan 13 herë gjatë 16 viteve Topin e Artë.
Që kur Ronaldo u nominua për çmimin për herë të parë në vitin 2003, të paktën një nga dy gjigantët është nominuar çdo vit.
Futbollisti i Barcelonës Lamine Yamal ka lindur 3 vite pasi Ronaldo fitoi për herë të parë Topin e Artë dhe këtë vit, ai nominohet për herë të parë, por pa qenë në një listë me dy legjendat.
Që prej 2008, vetëm dy lojtarë e kanë ‘puthur’ Topin e Artë. Në fillim, Luca Modric në 2018 dhe më pas Karim Benzema në 2022.
Robert Lewandowski e fitoi në 2020 por ceremonia nuk u mbajt për shkak të Covid-19. Këtë vit, ndërsa ceremonia do mbahet në Paris, nis një epokë e re, pa Messin dhe pa Ronaldon.
Si favorit për këtë edicion padyshim vlerësohet Vinicius Jr . Sulmuesi ishte protagonisti i madh i dy trofeve të Realit, titulli në Spanjë dhe Champions.
Braziliani ka me shume shanse edhe pse “seleçao” dështoi në Copa America. Përveç brazilianit një tjetër kandidat për të fituar topin e artë është dhe Rodri, i cili u shpall edhe si Lojtari më i Mirë i Kampionatit Europian, ndërsa përveç tij mund të ëndërrojnë dhe Bellingam ndonëse edhe pse dështimi i dytë radhazi në finalen e europianit, mund t’ia zbeh shpresat për ta bërë për vete çmimin më të rëndësishëm individual.
Nëse e fiton Vinicius, ai do të futej në histori si lojtari i parë fitues që ka lindur këtë shekull.
100 gazetarë kanë votuar 30 kandidatët e përzgjedhur nga France Football për Topin e Artë, të cilët janë pjesë e përfaqësueseve që klasifikohen mes 100 vendeve të para në renditjen e FIFA-s. Fituesi do të përzgjidhet në bazë të paraqitjeve individuale dhe sukseset e arritura me skuadrat në nivel klubesh apo kombëtaresh në periudhën nga 1 gushti 2023 deri më 31 korrik 2024.
Ceremonia do të jetë edicioni i 68-të i ndarjes së çmimeve dhe do të nis në orën 20:45.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.