Ekzistojnë shumë përparësi dhe shumë aspekte pozitive për të cilat gratë lindin ... është më mirë sesa të jesh mashkull.
Të qënit grua nuk është gjithmonë e lehtë dhe të gjithave femrave u ka ndodhur, të paktën një herë të thërrasin: "Nëse do të lindja sërish, dua të jem mashkull!". Megjithatë, ka shumë arsye se pse përkatësia e seksit femëror nuk është aq e keqe.
Në të vërtetë, në shumë raste, të qenit grua është shumë herë më mirë sesa të jesh burrë. Le të shohim disa arsye.
Pamja për festa - Nëse duhet të shkojnë në një festë, gratë kanë shumë më tepër mundësi zgjedhjeje për veshjet sesa kolegët meshkuj. Ato mund të veshin një fustan të gjatë apo pantallona të përshtatshme për një festë dhe mund të zgjedhin ngjyrat që duan. Burrat? Gjithmonë vetëm një kostum dhe një kravatë. Praktikisht një uniformë pune.
Çështjet e shtëpisë – Nëse femrat do të marrin një ndihmëse në shtëpi, shqetësimi i tyre i vetëm do të jetë pastrimi i dyshemesë sa më mirë dhe jo format e trupit të saj.
Pasionet sportive – Nëse femrat nuk bëjnë tifozllëk të çmendur për një ndeshje futbolli, askush nuk i akuzon. Ato mund të parkojnë njëlloj edhe nëse janë duke drejtuar një Ferrari, por ndodh e kundërta me meshkujt
Para TV – Nëse femrat ndërrojnë kanalin në kërkim të programit të tyre të preferuar, nuk janë “të detyruara” të ndalen para çdo skene lakuriqësie femërore. Ato mund të qajnë edhe duke parë një film, askush nuk do ta vërë re, po me meshkujt cfarë ndodh?
Çështjet e komunikimit – Femrat mund të shprehin mendimet e tyre në një mënyrë gjithëpërfshirëse, ndoshta duke i shpjeguar qëndrimet e tyre në një mënyrë logjike, pa e kufizuar veten vetëm me një “po” ose “jo”, sic bëjnë meshkujt, e shumta do të ngrenë zërin pak më shumë kur të flasin.
Për fëmijët - Askush nuk mund t’ua marrë këtë të drejtë: fëmijët i bëjnë ato. Dhe kur thonë se i pëlqejnë shumë fëmijët, askush nuk do të mendojë se janë pedofile.
Profesionet – Nëse femrat vendosin të jenë astronaute ose kanë sukses në një kërkim shkencor, e sigurt që gazetat do të flasin për këtë gjë
Përfitimet për njerëzimin – Femrat janë shumëfunksionale (bëjnë disa punë njëkohësisht), ndërsa burrat duhet t’i bëjnë gjërat një nga një (dhe shpesh edhe kjo gjë për ta është shumë!).
Kur ka rrezik - Në rast fatkeqësie ose fatkeqësish natyrore femrat mund të pranojnë se kanë frikë, por merren me veten, vetëm pasi të kenë siguruar fëmijët e tyre.
Në përfundim - Nëna Natyrë u ka dhënë femrave shumë burime për të shprehur vetveten, megjithatë, vazhdojnë të bëjnë më pak karrierë sesa kolegët meshkuj, paga e tyre është më e ulët, kanë më pak kohë të lirë dhe nëse vendosin të ndahen nga partneri i tyre, ndodh që mund të përfundojnë në probleme serioze.
A nuk ka ardhur koha për t’u dhënë më shumë mbështetje dhe për t’u treguar që vlejnë shumë?
What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.