Futboll

Erzeni shkarkon trajnerin Kapllani, shijakasit po rrëshqasin drejt rënies

Gazeta Si – Xhevahir Kapllani nuk është më trajner i Erzenit. Klubi shijakas ka bërë me dije nëpërmjet faqes së vet mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin durrsak, të cilin e falënderon për punën e kryer deri tani.

Shkak i largimit të trajnerit Kapllani janë rezultatet e fundit, ku Erzenit i mungon fitorja prej shumë javësh dhe tashmë ka rrëshqitur në vend të 8-të. Shijakasit rrezikojnë të bien nga Superiorja me këtë pozicion, që i çon në ‘play-out’, ku me shumë mundësi kundërshtar do të jetë Flamurtari.

Njoftimi i klubit shijakas. Gazeta Si, 19 maj 2023

Kujtojmë që Erzeni e nisi shumë mirë këtë sezon, duke arritur rezultate mjaft të mira. Opinioni sportiv e konsideroi madje surprizën e madhe të Superiores, por periudha e fundit ka qenë vërtet dramatike për këtë skuadër, që ka humbur shumë terren në tabelën e renditjes.

Tani pritet që drejtuesit e klubit të zgjedhin trajnerin e ri, atë që do ta drejtojë ekipin shijakas në tri javët e fundit të kampionatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë