Futboll

Erzeni mund Korabin dhe qëndron mes më të mirëve, konfigurohet Superiorja 2023-2024

Gazeta Si - U luajt sot në stadiumin ‘Niko Dovana’ ndeshja e fundit e këtij sezonit për Superioren. Ishte ndeshja shtesë mes Erzenit dhe Korabit, ku luhej për vendin që do të plotësonte 10-shen e nivelit elitar për sezonin e ardhshëm. Shijakasit fituan 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar qëndrimin dhe duke shuar ëndrrën e dibranëve.

Por nuk ishte aspak e lehtë për Erzenin, që në letër ishte favorit dhe që e nisi ndeshjen me golin e Sadikit. Korabi, që më parë kishte eliminuar në play-off Tomorin dhe Flamurtarin, barazoi me Xhuljo Tabakun që në pjesën e parë. Shifrat nuk ndryshuar deri në fundin e kohës së rregullt.

Nga ndeshja Erzeni-Korabi, 2-1. Gazeta Si, 4 qershor 2023

Sapo nisi shtesa, Mehmeti i kaloi shijakasit në avantazh dhe këtë herë rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 120-të. Erzeni mbetet pjesë e elitës. Dy skuadrat e ngjitura në Superiore janë Skënderbeu dhe Dinamo, kurse ato që kanë rënë prej saj janë Kastrioti dhe Bylisi.

Superiorja 2023-2024
Partizani
Tirana
Dinamo
Vllaznia
Teuta
Skënderbeu
Kukësi
Egnatia
Laçi
Erzeni


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë