Lajme

Gjykata e Apelit lë në burg pa afat Ervis Martinajn

Gjykata e Apelit vendos të lërë në arrest me burg pa afat biznesmenin Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur nga ngjarja në ish-Bllok në datë 4 tetor. Treshja gjykuese në Apel e kryesuar nga gjyqtari Hysni Demiraj ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi për herë të dytë masën me afat 30 ditë burg për Martinajn, pas provave të dorëzuara nga Prokuroria në përfundim të masës së parë të sigurisë ndaj tij, të dhënë pas ngjarjes së 4 tetorit në ish-Bllok.
Procesi në Gjykatën e Apelit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa vetë Martinaj nuk ndodhet i pranishëm në seancë. Treshja gjykuese në Apel kryesohet nga gjyqtari Hysni Demiraj.
Më 4 tetor, në ish-Bllok mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hato u plagosën.
Biznesmeni Ervis Martinaj është nën hetim për 6 akuza, mes tyre vrasje e mbetur në tentativë, pastrim parash dhe zhvillimi i aktivitetit të lojërave të fatit pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë