Treg

ERU: Ujësjellësit, raportim dhe monitorim të detyruar

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar një platformë me mbi 200 tregues për të cilët shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve do të duhet të raportojnë çdo 6 muaj pranë tij.

Kjo sipas Entit bëhet për të monitoruar, vlerësuar dhe krahasuar performancën e shoqërive ujësjellës-kanalizime dhe sektorin në tërësi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbulimi i furnizimit me ujë u përkeqësua me 0.09% gjatë vitit 2018.

Referuar kësaj situate, edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vetëm brenda 6-muajsh do të ndryshonte 2 herë metodologjinë që përdoret për subvencionimin e ujësjellësve nga buxheti i shtetit.

Sipas udhëzimit të fundit, është hequr ndarja specifike për përdorimin e fondit, e cila më parë shkonte 40% për mbulimin e kostove direkte të operimit dhe 60% për nxitjen e performancës së shoqërive.

Kurse, sipas udhëzimit të ri, pavarësisht se kjo ndarje nuk ekziston më, detyrohet që subvencioni i përfituar për mbulimin e kostove direkte të operimit, në masën 50% të tij duhet të shkojë për të paguar faturat e energjisë elektrike.

Po ashtu, një pjesë e subvecionit duhet të shkojë për mbulimin e kostove për pajisjen me matësa të familjeve që u përkasin kategorive në nevojë.

Vendimi i ERRU vjen në një kohë kur shumë prej shoqërive UK performojnë negativisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë