Futboll

Ernest Muçi në super formë, përzgjidhet në formacionin e javës në Poloni

Në ato minuta që i janë dhnë nga stafi teknik i Legias, Ernest Muçi është munduar gjithmonë të thotë fjalën e tij. Ka luajtur përgjithsisht si zëvendësues, ka shnuar gola të bukur në kampionat dhe Europë, ka dhënë asiste si ai ndaj Spartakut të Moskës për Kastratin dhe e ka rritur nivelin e lojës.

Muçi shënon mes mbrojtësve kundërshtarë. Gazeta i, 21 shtator 2021

Javën e fundit ishte titullar në kampionat dhe shënoi një gol alla Mesi, në mes të gjithë mbrojtësve kundërshtarë në zonë. Një gol që e ka përfshirë sulmuesin e Kombëtares në formacionin më të mirë të javës në Poloni. Edhe pse në moshë të re, Muçi po tregohet një profesionist i vërtetë, duke i marrë maksimumin avneturës së tij polake.

Rritja e ish-sulmeusit të Tirans ka qenë evidente dhe drejtuesit e Legias shpesh kanë folur me sperlativa për Muçin. E ardhmja është në këmbët e tij dhe me këtë ecuri shumë shpejt do ta shohim sulmuesin e ri protagonist në ndonjë skuadër më të mirë europiane, por edhe në Kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë