Futboll

Ernest Gjoka merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës

Klubi tetovar i Shkëndijës së Tetovës ka emëruar Ernest Gjokën në rolin e trajnerit. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi shqiptar me anë të njoftimi në faqen e vet. Ernest Gjoka bëhet kështu trajneri i dytë nga Shqipëria që drejton tetovarët, pas Shpëtim Duros disa vite më parë.

“Kam ardhur në një klub si Shkëndija, që mbi të gjitha është një klub profesional, një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje t’i kem gjatë gjithë kohës. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampione, të ecë në Europa League, pse jo dhe në Champion League“, - tha trajneri Gjoka pasi mori zyrtarisht detyrën.

Trajneri 49-vjeçar ka drejtuar më parë në Shqipëri skuadra si Kukësi, Vllaznia, Kamza, Flamurtari, Tomori dhe Apolonia. Shkëndija mban aktualisht vendin e 6-të në kampionatin maqedonas, me 11 pikë pas 9 javësh kampionat. Disa javë më parë klubi tetovar shkarkoi Qatip Osmanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë