Muzike

Ermonela Jaho emërohet si ambasadore e artistëve në Opera Rara

Në 225-vjetorin e lindjes së Domenico Donizetti, Opera Rara ka njoftuar se Ermonela Jaho dhe Michael Spyres janë emëruar si ambasadorët e artistëve të Opera Rara.

Roli i ri i Ambasadorit të Artistit është krijuar krahas rolit të Artistit të Nderit, aktualisht i mbajtur nga Renée Fleming. Ambasadorët e Artistëve të Opera Rara-s punojnë për të ngritur profilin ndërkombëtar të Operës dhe për të ndihmuar në zhvillimin e projekteve të reja dhe aktiviteteve edukative.

Ermonela Jaho tha se “më pëlqen të punoj me Opera Rara sepse bëjnë që pjesë përrallore operistike të vijnë në jetë që të gjithë ne t'i shijojmë. Në këtë botë të zhurmshme, kjo muzikë e bukur nga e kaluara i këndon shpirtit tonë të brendshëm. Ndjej se jam pjesë e një familjeje unike artistësh, studiuesish dhe mbështetësish që janë të apasionuar pas të shkuarës”, dhe si ambasadore e artistëve, Jaho ftoi të gjithë të bëhen pjesë e familjes Opera Rara.

“Ne mirëpresim Ermonela Jaho dhe Michael Spyres në rolin e ri të Ambasadorëve të Artistëve. Ata të dy kanë treguar një pasion për punën e Opera Rara për të rivendosur në skenë opera të rralla dhe të harruara. Është pjesë e misionit tonë të punojmë me artistët më të mëdhenj të botës dhe ne jemi mirënjohës për marrëdhëniet me Ermonelën dhe Michael. Artistët janë pjesë e familjes Opera Rara dhe përkushtimi i tyre ndaj misionit të Opera Rara është shtylla kurrizore e asaj për të cilën kompania është bërë e njohur. Gjatë periudhës së tyre si ambasadorë artistësh, Ermonela dhe Michael do të vazhdojnë punën e tyre për të ndarë me audiencën tonë gjëra të rralla operistike”, tha Henry Little, shefi ekzekutiv i Opera Rara.

Ermonela Jaho dhe Michael Spyres do të regjistrojnë pjesë nga veprat e Gaetano Donizetti si pjesë e Donizetti Song Project, një program shumëvjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë