Muzike

Ermonela Jaho e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone, me albumin e saj “Anima Rara”. Lista bazohet në shitjet e CD-ve dhe formateve të tjerë gjatë një periudhe shtatë ditore.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Jaho nëpërmjet një postimi në Facebook, e cila ka shkruar se është e lumtur për faktin se ka arritur te jetë e para në këtë listë.
“Shumë e lumtur që të jem numri 1 në Listën Zyrtare të Muzikes Klasike të Gramaphon”, ka shkruar Jaho.

– Happy to be number 1 on the Gramaphone Official Specialist Classical Chart Top 20 ? – Shume e lumtur qe te jem numri…

Gepostet von Ermonela Jaho am Sonntag, 11. Oktober 2020

Këtë të shtunë, (10 tetor) Ermonela Jaho është ngjitur me interepretimin e saj në Operan Kombëtare të Greqisë, në Athinë., pas muajsh të tërë pandemie dhe pezullim të të gjitha aktiviteteve kulturore. Dhe pikërisht për mungesën e jetës artisitike, ajo foli para pak ditësh për Top Channel, në emisionin e mëngjesit, “Ëake Up”, ku u shpreh ndër të tjera: “Nuk ka qenë shumë e lehtë për mua, sepse të jesh për 7 muaj pa dalë në skenë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, qoftë nga psikologjike dhe profesionale, pasi duket sikur t’i nuk vlen më”. “Kjo periudhë Covidi në rang global përveç gjërave të tjerave ka nxjerrë në pah vulnerabilitetin e artistit, artisti është i pakonsiderueshëm. Arti dhe kultura nuk janë luks, janë nevoja shpirtërore që ne kemi. E kam vuajtur jashtë mase, sepse unë kam pasur një ritëm pune sikur je në një autostradë me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe dhe frenon gozhdë dhe traumatizohesh. Në fillim nuk isha shume e ndërgjegjshme, sepse thashë po e shfrytëzoj këtë kohë për të ndenjur me familjen, por me kalimin e kohës kuptova që “lockdown-in” ka qenë një karantinë shpirtërore si artiste për 7 muaj”, është shprehur sopranoja shqiptare me famë botërore.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë