Muzike

Ermal Meta triumfon në klasifikimin provizor të Sanremos

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është bërë pjesë e Sanremos edhe këtë vit me këngën “Un milione di cose da dirti”.

Ai këndoi mbrëmjen e së enjtes dhe u rendit në vendin e parë në klasifikimin provizor të natës së dytë dhe po në vend të parë u rendit dhe në klasifikimin provizor të përgjithshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=Kni7wZw03-c

Kënga mban autorësinë me tekstin po nga Ermal Meta dhe muzikën nga Roberto Cardelli.

Të enjten doli dhe videoklipi zyrtar i këngës e cila është pjesë e albumit të fundit “Tribu Urbana” që do të dalë në treg më 12 mars 2021.

Në festival marrin pjesë 26 këngëtarë dhe të shtunën është nata finale ku do të shpallet kënga fituese që do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion.

Kënga që duhet të lexohet, të kuptohet dhe pastaj të dëgjohet, mund ta dërgojë Ermal Metën për herë të dytë në Eurovizion pas pjesëmarrjes së parë në 2018 në bashkëpunim me këngëtarin Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fato niente”, një këngë që për shumë kritikë “e penalizoi fakti se u këndua në Italisht dhe njerëzit nuk i kuptuan tekstin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë