Futboll

“Erikseni”/ Rrëfehet arbitri Tejlor: Kuptova menjëherë se ishte serioze, mjekët heronj

Për herë të parë arbitri Antoni Tejlor flet për atë që ndodhi me Kristian Eriksen në ndeshjen e Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës. Kanë kaluar gati dy muaj nga ajo ndeshje dhe arbitri ka treguar për “BBC Sport” çfarë përjetoi në ato minuta, kur rrezikohej jeta e mesfushorit danez.

"Nga ajo që ndodhi kupton se sa e çmuar është jeta. Isha 10 metra larg Eriksenit dhe e shihja qartë. Nuk ishte askush afër tij. Kuptova menjëherë që diçka shumë serioze nuk shkonte. Më ka ndodhur të shoh dikë që të pësojë arrest kardiak papritur, kur arbitroja Bërnlei-Nnjukasëll. Një nga kolegatë e mi, Edi Uolstenholm, pësoi arrest kardiak në dhomat e zhveshjes.

Arbitri Tejlor duke folur me drejtuesit e skuadrave. Gazeta Si, 4 gusht 2021

Mbaj mend shumë mirë që para se të dërgonim skuadrat në dhomat e zhveshjes, një punonjës sigurie erdhi dhe më kërkoi leje për hyrjen në fushë të bashkëshortes së Eriksen. Sigurisht që e lejova", - ka thënë fillimisht arbitri britanik.

Pastaj Tejlor tregon si u vends për vazhdimin e ndeshjes: "Për rifillimin e ndeshjes u diskutua dhe u vendos në dakordësi të plotë të lojtarëve të dy skuadrave dhe dy federatave. Lojtarët kishin folur me Kristianin në FaceTime dhe ai u kishte thënë ta përfundonin ndeshjen. Ishte pa dyshim situata më impenjative në karrierë për mua, duhet të theksoj rëndësinë e adminsitrimit të personave dhe emocioneve.

Njerëzit mendojnë se arbitrat nuk kanë zemnër dhe se janë aty vetëm për të prishur pasditen, por duhet kuptuar se si personat ndihen dhe se si reagojnë. Bëhet fjalë për të kontrolluar personat dhe emocionet më shumë se për një vendim në fraksion sekondi. Shqetësimi im ishte për lojtarët dhe skuadrat. Heronjtë e vërtetë janë mjekët që vepruan shpejt dhe Simon Kjaer që nisi gjithçka me shpejtësi. Roli im aty ndryshoi pak, ti bëhesh i rëndësishëm në administrimin e krizës. E vetmja gjë që bëra ishte që thirra doktorët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë