Futbolli shpesh paguan situatat politike mes vendeve të ndryshme. Kombëtarja amerikane e futbollit është detyruar së fundi të anulojë grumbullimin në Katar për shkak të tensionit me Iranin. Siguria e futbollistëve nuk është e garantuar, kështu që është më mirë që ekipi të grumbullohet diku tjetër.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Greg Berhalter mund të jetë një objektiv i sulmeve të Iranit, që kërkon të marrë hak. Në Lindjen e Mesme po fryn erë lufte, amerikanët kanë goditur në Irak personalitete të ndryshme të lidhur me qeverinë iraniane dhe tani të gjithë janë në ankth për të mësuar se çfarë do të ndodhë në këtë rajon. Një situatë e nderë, që prek indirekt edhe futbollin, më saktë sigurinë e futbollistëve.
Federata Amerikane e Futbollit është detyruar të ndryshojë plan dhe ta mbajë skuadrën në shtëpi. Me anë të një komunikate zyrtare për shtyp, ajo bën të ditur anulimin e grumbullimit në Katar. “Duke parë zhvillimet e fundit në rajon, kombëtarja amerikane e futbollit ka vendosur të anulojë udhëtimin për në Katar, i parashikuar për në muajin janar. Po shohim alternativa të tjera për ndeshjen me Kosta Rikën, që luhet më 1 shkurt. Po diskutojmë me federatën e Katarit për të gjetur një mundësi tjetër në të ardhmen”, - shkruhet në komunikatë.
Gjithçka shumë diplomatike, por rezultati është se për kombëtaren amerikane të futbollit Lindja e Mesme është e palejueshme. Megjithatë, qënmdrimi në Amerikë mund të mos mjaftojë për të zbutur tensionin. Skuadra duhet të dalë jashtë vendit për disa impenjime, si për shembull për ndeshjen me Holandën më 26 mars në Eindhoven. Për pak kohë futbollistët amerikanë duhet të stërviten edhe pa bazën materiale, sepse gjithçka u duhej është dërguar në Katar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.