Presidenti Erdogan pasi u betua në Parlament për mandatin e dytë, ka prezantuar edhe kabinetin qeveritar.
Kabineti përbëhet nga 16 ministra, ndër ta edhe dhëndrri i tij, me emër shqiptar, Berat Albayrak.
Berat Albayrak është emëruar nga presidenti Erdogan si Ministër i Thesarit dhe Financave.
Ky vendim është interpretuar si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.