Analize

Erdogan është i dobët, por ende i pamposhtur

Askush nuk ka fituar asgjë duke parashikuar rënien politike të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, por në prag të zgjedhjeve lokale të Turqisë këtë fundjavë ai dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) duken më të dobëta se kurrë. Nëse ai nuk do të ndiente presion politik, ai nuk do të shfaqte video groteske të masakrës së xhamisë në Zelandën e Re në tubimet e fushatës dhe as ai do të akuzonte kundërshtarët se duan të ndajnë Turqinë. Ministri i tij i brendshëm nuk do të thoshte me zë të lartë faktin se Turqia sfidoi Shtetet e Bashkuara kur pushtoi Sirinë dhe mori Afrinin. Përdorimi i islamofobisë perëndimore, pabesia e partisë kryesore opozitare dhe rezistenca ndaj Shteteve të Bashkuara janë armë të shkëlqyera për të mobilizuar elektoratin turk për të mbështetur kandidatët e AKP-së në zgjedhjet e ardhshme komunale.

81 qytete dhe pothuajse 1,000 komuna do të zgjedhin kryebashkiakët e ardhshëm më 31 mars, zgjedhje që janë vendimtare për ruajtjen e kontrollimit që AKP-ja zotëron aktualisht.
Burimi kryesor i pasigurisë së Erdoganit është raporti i fundit se ekonomia turke ndodhet në recesion, inflacioni ka arritur në 20 për qind, papunësia në 13.5 për qind dhe PBB për frymë ka rënë. Megjithatë, duke pasur parasysh aftësitë politike të Erdoganit, dobësinë e kundërshtarëve të partive opozitare dhe mungesën e guximit të opozitës, partia në pushtet ka gjasa të gëzojë një tjetër fitore.

Erdogan është një politikan i “regjur”. Mënyra se si e përdori pamjet e masakrës së Zelandës së Re në mitingjet javën e kaluar ishte një taktikë politike e tmerrshme dhe ulët, por edhe e shkëlqyer. Ajo i lejoi Erdoganit të nxjerrë në pah dhe të përforcojë solidaritetin e tij me myslimanët, pasi islamofobia e përhapur në Perëndim ka qenë prej kohësh pjesë e repertorit të tij politik. Ai e kupton fare mirë se apelet politike të bazuara në identitetin fetar mund të kenë fuqinë për të kapërcyer edhe lajmet më të këqija ekonomike.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan

Vitin e kaluar, pasi keqadministrimi ekonomik i qeverisë çoi në rënien drastike të vlerës së lirës dhe analistët parashikonin se Erdogan do të duhej t’i kërkonte ndihmë FMN-në, kreu turk fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe i bëri thirrje zotit për ndihmë. Kjo është arsyeja pse tanimë Erdogan po përdor vazhdimisht sulmin në Zelandën e Re, duke fajësuar po ashtu Perëndimin. Ajo sinjalizon se AKP-ja do të bëjë gjithçka që duhet për të siguruar që rezultati është në favor të tyre. Shembulli më i fundit i mashtrimeve zgjedhore të partisë ka ndodhur në prill 2017, kur turqve iu kërkua të miratojnë ndryshimet kushtetuese duke i dhënë Erdoganit kompetenca të reja. Kur u bë e qartë se presidenti mund të humbiste, partia dhe agjentët e saj shtuan mjaft vota false në favor të tyre. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015, vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se AKP-ja dhe mbështetësit e saj u angazhuan në kërcënime dhe madje dhunës kundër opozitës. Një vit më parë, opozita akuzoi se partia në pushtet kishte manipuluar rezultatet e zgjedhjeve bashkiake të Ankarasë, duke ndikuar në favor të kandidatit të saj.

Një aspekt shpesh i anashkaluar i dominimit pothuajse të Erdoganit në Turqi, është edhe opozita e dobët. Është e vërtetë që kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për Stambollin është pranë ish-kryeministrit Binali Yildirim në sondazhe, ashtu si edhe kandidati i sajnë Ankara, por ata po kandidojnë përballë një partie që ka ndryshuar shumë peisazhin mediatik të Turqisë dhe ka përdorur vazhdimisht fuqinë e aparatit shtetëror në avantazh të saj. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit e partisë nuk duket se gjejnë një mesazh bindës pavarësisht nga mundësive të shumta për të sulmuar AKP-në.

Në verën e vitit 2017, në atë që pa dyshim ishte një goditje e rëndë për qeverinë e Erdoganit, udhëheqësi i partisë CHP, Kemal Kilicdaroglu, korri fitoren e tij më të madhe kur filloi një marshpër të protestuar ndaj burgimit të një anëtari të partisë së tij,


Presidenti Recep Tayyip Erdogan

Ndërkohë që Kilicdaroglu u nis në këmbë nga Ankaraja në Stamboll, ai tërhoqi dhjetëra mijëra pasues dhe vëmendje të rëndësishme mediatike. Dhe pas 25 ditësh ecje, ai triumfalisht hyri në Stamboll, qytetin më të madh dhe më të rëndësishëm të Turqisë dhe kështjellën kryesore të AKP-së.

Por pasi mbështetësit e Kilicdaroglu u shpërndanë, nuk ndodhi asgjë. Marshimi mund të kishte ketë qenë fillimi i një fushate për rivendosjen e sundimit të ligjit, procesit të rregullt zgjedhir dhe fillimin e luftës kundër korrupsionit, por Kilicdaroglu nuk mundi ta menaxhonte. Si rezultat, CHP, e cila ishte partia e Ataturkut, është kthyer thjesht në një parti rajonale e përqendruar në bregdetin turk të Egjeut.

Sa i përket partive të tjera, I”yi” ose Partia e Mirë, duhej të shpëtonte Turqinë nga AKP në raundin e fundit të zgjedhjeve të përgjithshme dhe presidenciale, por performanca e saj ishte aq e dobët sa fitoi kontrollin e vetëm 43 vendeve në parlamentin 600 vendësh. Nga ana tjetër partia Demokratike e Popullit ka qenë objekt i represionit qeveritar për vite me radhë. Pjesa më e madhe e kryesisë së saj është në burg nën akuza se mbështetet terrorizmi, një akuzë mjaft e leverdishme për AKP-në, duke qënë se partia u ngrit nga bashkësia kurde, megjithëse baza e saj e përkrahësve të saj shtrihet përtej kurdëve.

Erdogan dhe AKP-ja g janë në avantazh sepse pothuajse të gjitha figurat politike që mund të jenë në gjendje t'i sfidojnë kanë provuar të jenë frikacakë. Erdogan me siguri duket më i dobët se kurrë më parqe në këto 17 vjet, por kjo nuk do të thotë se ai është në rrezik. Ai dhe AKP kanë kontrolluar Turqinë për pothuajse dy dekada, dhe si pasojë, ata kontrollojnë shtypin, kontrollojnë burimet shtetërore dhe kontrollojnë procesin politik në çdo nivel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë