Njerez

Erdhi në Kosovë për gjyshërit;  Action Bronson arrestohet se tymosi marihuanë shqiptare

Erdhi në tokën ku kishin lindur gjyshërit dhe  la çdo angazhim për të performuar  në skenën e Sunny Hill Festival,  ngjarje që për tri net elektrizoi Parkun e Gërmisë në Prishtinë, por vizita e parë e rreperit të njohur nuk shkoi siç e kishte menduar,

Forcat policore të Kosovës e kanë arrestuar mbrëmjen e 12 gushtit  Action Bronson-in,  i cili e ndezi skenën jo vetëm me hiphop-in e tij ironik, por edhe me cigaren e marihuanës që konsumoi ndërsa këndonte.

Action Bronson në skenën e Sunny Hill Festival 12 gusht 2018. 

Pasi ndezi cigaren dhe tymosi disa herë, rreperi e hodhi atë në turmë. Ligjet e Kosovës e ndalojnë posedimin dhe konsumimin e marihuanës,  në çdo rrethanë. Sipas medies amerikane, TMZ, thuhet se marihuana në Kosovë zakonisht eksportohet nga Shqipëria.

Pasi rreperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Arslani, përfundoi së kënduari u shoqërua në Stacionin e Policisë së Prishtinës. Pasi është marrë në pyetje, Bronson është liruar menjëherë, me urdhër të prokurorisë.

https://www.instagram.com/p/BmYDitnhOx3/?utm_source=ig_embed

Përveç Prishtinës, Bronson ka vizituar edhe Shkupin, qyteti ku ishin vendosur gjyshërit e tij pasi lanë vendlindjen e tyre, Gjilanin. Pasi ka takuar disa prej të afërmve të tij, rreperi dhe shefi i kuzhinës ka realizuar një episod të emisionit të tij të udhëtimeve “Fuck, That’s Delicious”.

Shkup, foto nga Instagrami i Action Bronson 

Bronson ka postuar në profilin e tij të Instagramit një fotografi nga qëndrimi në Shkup, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të përhershëm.

“U përpoqën të të fusin brenda për një cigare marshuan? A kanë qenë ndonjëherë në Nju Jork”, shkruan një fans i Bronson, në Instagram.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë