Lajme

Erdhën për llixha në Elbasan, vdes gruaja kosovare, burri në gjëndje të rëndë

Një grua nga Kosova është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë.

Viktima është shtetasja E. I., 60 vjeç, banuese në Plloshan Kosovë, si dhe në gjendje të rëndë shëndetësore bashkëshorti i saj, shtetasi J. I., 70 vjeç, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N. K.

Akoma nuk dihen shkaqet, ndërkohë nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë