Biznes

Epoka Digjitale, revolucioni është në modelet e biznesit

Limitet e korornavirusit kanë treguar se si teknologjitë e reja janë thelbësore  për mbijetesën e zhvillimit të ndërmarrjeve. Një transformim që u intereson të gjithë sektorëve, nga Administrata Publike deri tek tregtia.

Prej çdo krize, madje edhe prej atyre më të thellave, mund të lindin mundësi. Këto muaj kufiizmesh kanë treguar se si profesionistët dhe ndërmarrjet kanë mundur të mbijetojnë prej digjitales. Një instrument që në shumë raste ka mundësuar vazhdimësinë e ndërmarrjeve, duke hapur në të njëjtën kohë rrugë të reja zhvillimi. Transformimi digjital, në fakt, nuk konsiston vetëm në dematerializmin e dokumenteve: bëhet fjalë për një revolucion të thellë, që imponon të rimendosh modele biznesi në shumë sektorë (për të mos thënë të gjithë): nga shpërndarja e madhe në tregti, prodhim, trasport, nga logjistka  në Administratën  Publike. Për ta realizuar nevojiten investime e kompetenca të reja, por mbi të gjitha një strategji të qartë për të qenë më konkurrues në një skenar në lëvizje të vazhdueshme.

Produktiviteti është çelsi

Ashu siç kujton Banca d’Italia, studime të ndryshme tregonë që ndërmarrjet me teknologji të avancuar regjistrojnë produktivitet më të madh. E, ashtu siç ka shkruar çmimi Nobel për Ekonominë Krugman, “produktiviteti nuk është gjithçka, por në afatgjatë është gati gjithçka”.

Rritja e tij ka karakterizuar përherë revolucionet industriale. Por, shkruan Bankitalia, “Vala aktuale e innovacioneve teknologjike dallohet krahasuar me ato të kaluara jo vetëm për shpjetësinë e saj, por edhe për mjediset e aplikimit”. Në harkun kohor të pak viteve “ka arritur miliarda njerëz”, me “aplikime potenciale që përfshijnë detyra që deri tani janë konsideruar prerogativën vetën të inteligjencës humane”.

Përtej dematerilaizimit

Instrumentet e vëna në dispoziocion të digjitales u lejojnë ndërmarrjeve të ndryshojnë. Zgjidhjet e cloud computing mundësojnë jo vetëm të dematerializojnë, por I bëjnë proceset e brendshme dhe raportet me klinetët më të shpejtë. Puna do të jetë gjithmonë më pak e lidhur dhe e suportuar nga mjediset fizike. Inteligjenca artificiale dhe makineritë e-learning do të ëprmirësojnë eficencën e ndërmarrjeve. Duke shfrytëzuar një burim të çmuar sit ë dhënat, mund të automatizohen aktivitetet ripërtëritëse, edhe komplekse: veprimet bëhen me shpejtësi më të madhe, ulet norma e gabimit, në të njëjtën kohë, punonjëist mund ti dedikohen detyrave të tjera në të cilat faktori njerëzor mbetet thelbësor. Shndërrimi i të dhënave në informacion ju lejon të zvogëloni punët e padobishme dhe mbështet kompanitë në zgjedhjet që duhen bërë.

Për shembull, makinat learning parashikojnë me precision të madh variacionin e pyetjes, duke orientuar ofertën. Po ashtu monitoron konsumin e energjisë (një kosto thelbësore për një zyrë ose një impiant) e sugjeron si ta ulin.

Revolucioni i intereson botës së shërbimeve, ashtu si edhe atij të prodhimit më Industrinë 4.0 e evolucionin në fabrika smart: përmes teknologjive IoT (Internet i gjërave), çdo makineri transformohet në një dispozitiv i lidhur , në gjendje të dialogojë me paisjet e tjera, dhe bëhet pjesë e një ekosistemi. Prfitojnë prodhimi, kontrolli i cilësisë, vazhdimësia e operacioneve (flitet për “mirëmbajtja parashikuese” dhe monitorimi i gjithë veprimtarive. Me një fjalë: efikasitet.

Nga izolim në rifillim të aktivitetit

Nuk bëhet fjalë vetëm për teknologji në dispozicion vetëm në ndërmarrjet e mëdha.

 Ashtu siç tregoi edhe izolimi, ashtu siç po tregon edhe rifillimi I aktiviteteve, digjitalja është një prezencë thelbësore në jetën e çdo qytetari dhe çdo aktiviteti.

Teknologjitë dixhitale po dëshmojnë për qëndrueshmërinë e modeleve të biznesit. Dhe kjo do të jetë edhe më e qartë në përkufizimin e normales së re në jetën e njerëzve dhe organizatave ". Sidoqoftë, ka edhe një gjë tjetër që bllokimi dhe mbyllja kanë nënvizuar: ata që investuan me kohë ishin të përgatitur më mirë edhe për një skenar të paimagjinueshëm deri para disa muajsh. Ata që nuk e bënë këtë e gjetën veten në vështirësi, pa kohën ose aftësinë për t'u rikuperuar. Dixhitalizimi, në të vërtetë, është brenda mundësive të secilit, por ai nuk mund të improvizohet dhe kërkon aftësi specifike.

Burimi: Corriere.it/ Në shqip: Gazeta "Si"

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë