Muzike

Enrique Iglesias dhe Ricky Martin, koncerte në Tiranë

Dy ikona të muzikës do të vijnë në Shqipëri së shpejti, duke garantuar një atmosferë elektrizuese. Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të performojnë në Tiranë.

I pari si ambasador i kulturës spanjolle, do të performojë më 30 qershor, duke i paraprirë Javës së Kulturës Spanjolle. Ndërsa Ricky Martin do të performojë në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. Kjo është hera e parë që këngëtari vjen në Tiranë.

Ylli botëror i muzikës Ricky Martin, në kuadër të turit të tij “RICKY MARTIN SYMPHONIC”, ka vendosur që të bëjë një ndalesë edhe në Shqipëri. Autori i dhjetëra hiteve botërore përveç grupit të tij muzikor do të shoqërohet edhe nga orkestrantë shqiptarë.

E magjishme do të jetë dhe nata që do të sjellë ylli spanjoll i muzikës latine e pop music. Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020. /ata


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë