Njerez

“Engjëlli” që u paguan fshehurazi njerëzve faturat e spitaleve

Në Nigeri, shumë pak shërbime mjekësore janë pa pagesë dhe shumë pacientë nëse nuk mund të paguajnë faturën e spitalit, nuk mund të largohen. Kush do t’i ndihmojë?
Në këtë shoqëri thellësisht fetare, shumë pacientë të braktisur shpresojnë që t'i ndihmojë zoti.
Zeal Akaraiwai nuk ka krahët e një engjëlli, as Mercedez të shtrenjtë. Ai është thjesht një konsulent financiar në një bankë dhe çdo javë shkon në spitalin e Lagosit për të vizituar pacientët. 40-vjeçari përshëndet më ngrohtësi të gjithë punonjësit socialë dhe i pyet ata për listën e pacientëve në spital. Kjo frazë paraqitet si një “marrëdhënie biznesi” por është thjesht një akt human i një njeri besimtar.
Në një letër A4 janë emrat e pacientëve të cilët janë mjaft mirë dhe mund të shkojnë në shtëpi, por ata nuk mund të ikin sepse faturat e tyre mjekësore janë të papaguara.
Zeal ka takuar njerëz të cilët, kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në spital për gjashtë ose tetë javë pasi nuk kanë pasur mundësi të paguajnë faturat. Disa spitale të Nigerisë kanë të vendosur dhe opsionin e pagesës me këste, por edhe kësti i parë mund të jetë tepër i vështirë për ata që fitojnë pak para ose asgjë.

Zeal Akarawai

Duke ecur përgjatë shëtitoreve të shkatërruara të lagjeve, Zela dëgjon me vëmendje disa punonjësve sociale të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë për të sëmurit.
Më tej ai drejtohen nga spitali, ku pacienti i parë që takon është një djalë i ri i cili ishte goditur gjatë një mosmarrëveshje me kolegun e tij.
“Pra si do të paguani faturën tuaj të spitalit,” e pyet Zeal
“Nuk e di, shpresoj që zoti të më ndihmojë,” përgjigjet ai.
Kur djali e pyeti Zealin se kush ishte, ai u largua duke buzëqeshur dhe shkoi në drejtim të sportelit për të pyetur për pagesën e të riut. Më vonë infermierët i thanë se mund të shkonte në shtëpi pasi pagesa për trajtimin e tij ishte kryer.
Zeal nuk mban kontakt me asnjë nga njerëzit që ndihmonte. Ai nuk do as që ta falënderojnë, thjesht dëshiron që kur të kthehet të dëgjojë nga pacientët e tjerë se një engjëll erdhi, pagoi faturat e disa pacientëve dhe u largua.
“Kjo është arsyeja pse unë e quaj këtë “projekti i engjëllit”. Duhet të bëhesh engjëlli që shpreson të takosh,” shprehet ai.
Pagesa e faturave të spitalit për pacientët që nuk janë në gjendje të mirë ekonomike është një nga mënyrat që Zeal realizon detyrat e tij si i krishterë. Ai thotë se dëshiron t’u tregojë njerëzve se gjithkush mund të bëjë diçka për të ndihmuar dikë njerëzit në vështirësi. Miqtë dhe familja e Zealit gjithashtu, i japin para atij në këtë projekt dhe ai ruan faturat dhe të dhënat e pacientëve në një dosje për t’i bërë transparente me ta.

Projekti “Engjëll” para disa kohësh kishte nën mbikëqyrje një vajze 10 vjeçare e cila kishte thyer këmbën dhe Zeal kishte ardhur në spital për të ditur gjendjen e saj dhe si gjithmonë të paguante faturën e spitalit.
Zeal e kishte takuar vetëm një herë vajzën, por nuk donte ta shihte përsëri.
"Ajo ka sytë e djalit tim të vdekur," thotë ai.
Ai u drejtua nga arka për të paguar faturat e tetë pacientëve dhe shprehet se është tepër e pa drejtë që njerëzit të paguajnë për të shpëtuar jetën e tyre.
Kur një individ i thjeshtë si unë mund të shkojë në spital dhe të paguaj faturat, pse qeveria nuk mund të krijojë disa projektligje që njerëzit mund të marrin shëndetësi falas. "Nuk ka asnjë arsye pse ne të mos kemi sigurim shëndetësor. Në vendin tonë ka njerëz të mençur që mund të mendojnë për skemat që spitalet shtetërore të jenë pa pagesë.
Në Nigeri vetëm 5% e popullsisë mbulohet nga sigurimi shëndetësor. Ekziston një skemë universale e cila mendohet se do të veprojë për të ndihmuar miliona njerëz të varfër , por Zeal është i pa duruar.
"Çdo javë e shoh njerëz që janë të frikësuar më shumë për faturat e tyre sesa për problemet shëndetësore që kanë. Nuk e kuptoj, pse duhet që jetës së njerëzve t’ju vendosim një çmim,” shprehet ai. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë