Moti

Ende kohë për plazh, temperaturat e larta jashtë normales së muajit

Vendi ynë është në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i cili kushtëzoi sot mot me diell në orët e para të ditës. Edhe në vijim moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave. Meterologja e Gazetës “Si” tregon se temperaturat sot do të jenë 15-31 gradë celsius në zonat malore, 16-36 gradë celsius në zonat e ulëta dhe 19-33 gradë celsius në zonat bregdetare.

Ndërsa, diten e premte i nxeheti nga Afrika do të avancoje më tej, moti do të jetë me diell dhe temperatura në rritje.

Duke u luhatur nga 33 gradë celsius në qytetet malore deri në 33-37 gradë celsius në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Ditë për plazh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë