Lajme

Emrat e modeleve të reja të Galaxy S10

Duket se disa emra të Galaxy S10 janë zbuluar, duke përfshirë Galaxy S10 Lite, Galaxy S10 Plus dhe Galaxy S10 Edge.

Flitet se Galaxy S10 mund të ketë së paku 3 modele të ndryshme në 2019, ku mund të ketë një model që do të shfaqë një ekran të sheshtë në vend të një ekrani me skaj të lakuar. Ky model pritet të njihet si modeli “Lite”. Megjithatë modelet Plus dhe Edge janë pak konfuze ku me sa duket Plus do t’i referohet telefonit më të madh

Më parë Samsung ka përdorur etiketimin Edge për të treguar se cili model kishte një ekran të lakuar, por tani që ata janë pak a shumë të paracaktuar, nuk dihet për siguri se çfarë emri Edge ka për qëllim të tregojë.

https://twitter.com/VenyaGeskin1/status/1075789087846662146

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë