Njerez

Elton Xhon, një zbulues talentesh “hyjnor” për klubin anglez

Elton Xhon, këngëtari i famshëm anglez, është mjaft i pasionuar pas futbollit. Ai njihet nga të gjithë në Angli si një tifoz ultras i Uatfordit, madje disa vite më parë ishte pronar dhe president nderi i klubit. Por Xhon është edhe një zbulues shumë i zoti talentesh.

E thotë këtë vetë pronari aktual i Uatfordit, Skot Daksbëri, i cili në një intervistë për "TalkSPORT", ka zbuluar dhuntinë e fshehur të këngëtarit të madh, që është një bashkëpunëtor i klubit: "Jam në kontakt të vazhdueshëm me Elton Xhon. Njohuria e tij për futbollin e është e pabesueshme, është një enciklopedi. I marr mendim për futbollistët, për ndeshjet e Uatfordit dhe për blerjet që duam të bëjmë. Shpesh më dërgon ndonjë mesazh ose e-mail, ku më shkruan: 'Po e sheh këtë futbollist të kategorisë së dytë?' Na sinjalizon për të rinj të talentuar apo për lojtarë që nuk i njoh fare. Dhe kur dërgoj zbuluesit e talenteve për të ndjekur një lojtar të caktuar, raportet e tyre janë gjithmonë të shkëlqyera. Konfirmohen gjithmonë sinjalizimet e Elton Xhon”, - rrëfen Daksbëri.

Elton Xhon

Në vitin 1977 Elton Xhon afroi në stolin e Uatfordit trajnerin debutues Graham Tejlor. Në 6 vite Tejlor i ngjiti "grenzat" nga divizioni i katërt në Premier League. Uatfordi luajti në kategorinë më të lartë të futbollit anglez në sezonin 1982-83 dhe zuri vendin e dytë, pas Liverpulit, falë 27 golave të Luther Loide Bliset, shënuesi më i mirë i kompeticionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë