Muzike

Elton John largohet nga skena mes lotëve, i ikën zëri në mes të koncertit

Elton John u largua nga skena në lot pasi i iku zëri dhe nuk mund të këndonte.

Ai u detyrua të ndalonte së performuari në mes të koncertit, i cili u zhvillua në Auckland, Zelanda e Re.

“Me vjen keq, kaq shumë keq”, tha Elton para turmës.

Ylli i muzikës është në moshën 72 vjeçare. Ai filloi të qajë sepse nuk mund të këndonte më dhe audienca po e brohoriste, përpara se stafi i tij të vinte dhe ta ndihmonte. Në fillim të koncertit këngetari njoftoi fansat e tij së është diagnostikuar me pneumoni, një infeksion në traktin respirator.

Më vonë, në Instagram, këngëtari bëri një postim duke shkruar për fansat se ishte shumë i mërzitur nga kjo situatë.

“Unë dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin e sotëm në Auckland. Unë u diagnostikova me pneumoni sot, por isha i vendosur të jepja shfaqen dhe të këndoja aq sa mundesha. Unë këndova me zemrën, deri sa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer dhe shumë i mërzitur. Dhashë gjithçka që kisha. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe gjithë dashurinë që më treguar gjatë performancës së sotme. Jam përjetësisht mirënjohës. ME dashuri Elton,” ka shkruar ai.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë