Futboll

Elseid Hysaj nis ‘zborin’ e verës nën urdhrat e komandatit Sarri

Gazeta Si – Është koha për të djersitur fort, për të marrë ‘karburant’ për sezonin e ri. Elseid Hysaj e di mirë këtë gjë, aq më tepër kur drejtohet nga një trajner si Mauricio Sarri, që është edhe ‘mentori’ i mbrojtësit kuqezi.

Lacio ka nisur fazën përgatitore verore në zonën malore të Auroncos. Një periudhë e vërtetë ‘zbori’ për Hysajn me shokë, pasi ‘komandanti’ Mauricio Sarri nuk toleron aspak në aspektin fizik.

Futbollisti i Kombëtares shfaqet në disa nga fotot e stërvitjes malore të Lacios, në disa prej tyre pranë trajnerit Sarri, me të cilin ka bashkëpunuar tek Empoli fillimisht, më pas për disa sezone te Napoli dhe tani te Lacio.

Sezoni i fundit u shoqërua me luhatje për Hysajn, herë titullar dhe herë në stol, herë në të majtë dhe herë në të djathtë të mbrojtjes. Në fundin e sezonit ai tregoi një formë më të mirë dhe kampionatin e ardhshëm synon të jetë titullar fiks.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë