Futboll

Eliminime dhe zënka me trajnerin, Kristiano Ronaldo në krizë totale

Gazeta Si – ‘Paratë nuk sjellin lumturinë’. Edhe Kristiano Ronaldos nuk ia kanë sjellë, duke parë sjelljen frustruese dhe portretin e trishtë të tij, pavarësisht mbi 16 milionë eurove që fiton çdo muaj. Ai po kalon një moment mjaft delikat tek Al Nasr, në Arabinë Saudite.

Pas polemikave për gjestin e shëmtuar të disa ditëve më parë, CR7 ishte protagonist i një zënke me trajnerin e tij në pushim të ndeshjes gjysmëfinale të ‘King Cup’, ku skuadra e tij humbi 1-0 kundër Al Wehda.

Një humbje e rëndë, sepse skuadra e portugezit ishte në superioritet numerik për një pjesë të mirë të pjesës së dytë. Ronaldo pati disa raste, por nuk mundi të shënonte në asnjë moment golin e barazimit, që do të vlente kualifikimin. Ai u ndal nga traversa.

CR7 doli nga fusha në pushim dukshëm i pakënaqur nga loja e skuadrës së tij. Ai po ulëriste kundër trajenrit Jeliçiç, kur të dy u kryqëzuan para se të futeshin në dhomën e zhveshjes. Një tjetër episod nervozizmi, pas atij të tregimit të organeve gjenitale ndaj tifozëve kundërshtarë që po thërrisnin emrin e Mesit.

Një krizë e thellë për portugezin, që duket se nuk ka të bëjë vetëm me rezultatet në fushë, ku skuadra e tij është eliminuar nga kupat dhe është 3 pikë pas vendit të parë. Kriza ka të bëjë edhe më atë që ndodh jashtë, ku po shtohen zërat për një krizë sentimentale me Georginën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë