Muzike

Elhaida Dani risjell ‘Notre Dame de Paris’ në Kanada

Nga Gazeta Si - Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada për turneun muzikor “Notre Dame de Paris”. Shfaqja fenomenale me tekstshkrues Luc Plamondon dhe muzikë nga Richard Cocciante, e bazuar në veprën e Viktor Hygo, rikthehet në Quebec në 2022 për një seri shfaqjesh të jashtëzakonshme!

Këngëtarja Dani e ftuar nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror, i cili është pjesë e librit Guinness, ka zhvilluar turin e saj kanadez më herët në gushtin e 2018-s.

“Notre Dame de Paris” ka njohur terren të gjerë nëpër botë ku vepra është e përkthyer në 9 gjuhë të tjera.

“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës franceze dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Viktor Hygo.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, udhëtuan anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, ku stacionin e fundit e pati në Kanada më 2018. Ky është një prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.

Prej mbrëmë turi vazhdon në Quebec në “Grand Théâtre de Québec”, datat e spektaklit në Montreal do të jenë më 28 dhe 30 gusht, 1-4 shtator 2022.

Me më shumë se 4000 shfaqje në 20 vende, të kënduar në 9 gjuhë të ndryshme dhe duke bashkuar më shumë se 10 milionë spektatorë në mbarë botën, Notre Dame de Paris është bërë një spektakël thelbësor muzikor dhe vijon të ketë sukses mbarëbotëror.

Një version më i shkurtër në anglisht i “Notre Dame de Paris”, u shfaq në vitin 2000 në Las Vegas, Nevada (Shtetet e Bashkuara) dhe një prodhim i plotë në Londër, gjithashtu në anglisht, u shfaq për shtatëmbëdhjetë muaj. Disa këngë nga spektakli, si “Vivre”, “Belle” dhe “Le temps des cathédrales”, janë publikuar si single me një sukses të madh në vendet frëngjishtfolëse.

Notre-Dame de Paris, sipas Librit të Rekordeve Guinness, ka qenë më i suksesshëm se çdo muzikal ndonjëherë. Partitura është regjistruar të paktën shtatë herë deri më sot (2007): albumi origjinal i konceptit francez, i cili shfaqte këngëtarin izraelit Achinoam Nini (aka Noa) si Esmeralda u pasua nga një regjistrim i plotë dhe i drejtpërdrejtë i kastit origjinal të Parisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë