Futboll

Elegant dhe inovator, Juventusi projekton Paladinon për të ardhmen

Gazeta Si – Nuk është e sigurt se Masimiliano Alegri do të qëndrojë në stolin e Juventusit. E ardhmja varet nga rezultatet sportive dhe vendimet e gjykatës, ndërkohë është zbuluar edhe profili i atij që mund ta zëvendësojë.

Ka skenarë të ndryshëm dhe programe të ndryshme në shtëpinë e Juventusit. Për stolin mbi të gjitha, ku Alegri nuk është më i sigurt, pavarësisht deklaratave të klubit. Nga një anë janë të panjohurat e procesit sportiv (dhe jo vetëm) që peshojnë mbi të ardhmen, në anën tjetër raporti i prishur me një pjesë të lojtarëve.

Masimiliano Alegri rrezikon largimin nga Juventusi. Gazeta Si, 28 prill 2023

Nervozizmi i javëve të fundit dhe rezultatet e dobëta kanë sjellë divergjenca. Edhe pse synimi është që Juventusi të ruajë pozicionin aktual në kampionat dhe të fitojë Ligën e Euroëps, ka lëvizje edhe për stolin, ku emrat që qarkullojnë janë të ndryshëm.

Hipoteza janë Konte, Gasperini dhe Zidane, ndërsa profili tjetër që spikat dhe që pëlqehet nga një pjesë e drejtuesve të klubit është Rafaele Paladino.

Një trajner inovator, modern në qasjen taktike, asnjëherë spekulativ dhe me një sjellje fisnike të stilit të vjetër. Paladino vlerësohet si një mundësi për të ardhmen, asgjë më shumë, por duke qenë se ka një të kaluar bardhezi, sigurisht që trajneri i Moncës pëlqehet shumë. Jo vetëm nga Adriano Galiani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë