Drejtësia

Elbasan, sekuestrohen rreth 1 milion euro pasuri të 34-vjeçarit të dënuar me 6 vjet burg

Gazeta Si - Një shumë prej rreth 1 milion euro i shtë sekuestruar një 34-vjeçari i dënuar me 6 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit për “prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aseti” është ekzekutuar vendimi për sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit Eris Skënderi, banues në Cërrik.

Sipas vendimit të gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milionë euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2;

-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2, në Cërrik;

-2 automjete dhe 1 motomjet.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë