Lajme

Elbasan, punëtori bie nga vinçi dhe plagoset rëndë

Një 62-vjeçar, punëtor në Uzinën e Kurumit në Elbasan, ka rënë nga lartësia e një vinçi dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e Elbasanit, sqaron se punëtori Naim Derstila ka prerë njërën këmbë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. 62 vjeçari është dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë