Drejtësia

Elbasan, Prokuroria sekuestron pronat e të dënuarit në Britani për ‘shtëpi bari’

Gazeta Si - Me kërkesë të prokurorisë, gjykata në Elbasan vendosi sekuestrimin e disa pasurive që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Bëhet fjalë për një apartament dhe dy garazhe në pronësi të një personi me iniciale L.C, i dënuar në Britani për "shtëpi bari".

Në kuadër të operacionit policor “Property”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 mijë euro në emër të 28-vjeçarit dhe familjarëve të tij, që dyshohet se ai i ka përfituar nga aktiviteti kriminal në Angli.

Konkretisht u bë sekuestrimi i 3 pasurive të paluajtshme të ndodhura në lagjen “5 Maji”, 2 apartamente banimi dhe 1 njësi shërbimi. 28-vjeçari ka qenë i dënuar me tre vite burg për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike në Angli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë